Kur Shqipëria ndalte Gjermaninë

FSHF, jehonë ndeshjes që la jashë finaleve të Europianit 1968 Gjermaninë Perendimore.

53 vite më parë, Shqipëria barazonte me Gjermaninë Perendimore 0-0.

Në 17 dhjetor 1967, në ‘Qemal Stafa’ (sot ‘Air Albania Stadium’),Shqipëria barazonte 0-0 me Gjermaninë Perëndimore për eliminatoret e Euro ’68. Një rezultat historik për Kombëtaren shqiptare ndaj Gjermanisë së madhe të kohës.

Një sfidë e cila në Gjermani nga njerëzit e futbollit komentohet ende sot. Ajo sfidë i ka djegur ‘Doiç’-ve pasi i la jashtë finaleve të Europianit 1968-të.

Kombëtarja kuqezi me Loro Boriçin timonier, zbriti në fushë me këtë formacion: Koço Dinella, Frederik Gjinali, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Frederik Jorgaqi, Ramazan Ragami, Ali Mema, Teodor Vaso, Panajot Pano.

Kombëtarja shqiptare ka luajtur një nga ndeshjet më të bukura ndonjëherë, madje duke shënuar edhe një gol në minutën e 53-të me Gjinalin por çuditërisht u anulua nga austriaku Ferdinand Marshall. Është FSHF, që në Twitter kujton ndeshjen historike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!