Fiton Levandovski

‘The Best FIFA Men’s Player 2020’,Robert Levandovski.

FIFA shpalli nga Zyrihu në një mbrëmje të rrallë përmes video-konferencave më të mirët e futbollit meshkuj dhe femra për vitin 2020.

Kushtëzuar nga pandemia globale gjithëçka erdhi e realizuar bukur me protagonistë nga e gjithë bota. Mjaft emocionues momenti i homazhit për Diego Armando Maradonën dhe Paolo Rosin, dy ish- futbollistët epikë,ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Moderatori Rud Gulit: ‘Maradona është futbollisti më i mirë i historisë që unë kam parë”.

Në fund, u dha edhe Çmimi kryesor i mbrëmjes për Lojtarin më të Mirë të FIFA-s për 2020-ën. Mes tri kandidaturave: Ronaldo, Levandovski, Mesi, fitoi sulmuesi i Bajernit. Trofeun ia dorzoi Levandovskit në mënyrë të drejtpërdrejtë vetë presidenti i FIFA-s Xhani Infantino.

Çmimet:

Trajneri më i mirë: Jurgen Klop (Liverpul). 

Portieri më i mirë: Manuel Nojer (Bajern Mynih)

Goli më i bukur, Çmimi Puskas: Son (Totenham)

Portierja më e mirë: Sara Bouhadi (Lyon)

Trajnerja më i mirë: Sarina Viegman (Holandë)

Tifozi më i mirë: Marivaldo Françisko da Silva (Brazil)

Çmimi Fair Play: Matia Agneze (Ospedaletti).  

11-shja më e mirë, femra 2020:

 Christiane Endler, Lucy Bronze, Wendie Renard, Millie Bright, Delphine Cascarino, Barbara Bonansea, Veronica Boquete, Megan Rapinoe, Pernille Harder, Vivianne Miedema, Tobin Heath.

11-shja më e mirë, meshkuj: 

Alison, Alexander-Arnold, Van Dijk, Sergio Ramos, Davies, Kimmich, De Bruyne, Thiago Alcantara, Messi, Lewandowski. Cristiano Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!