Covid-19: Ndalet futbolli në Algjeri…

Federata Algjeriane e Futbollit ka zyrtarizuar pezullimin e sezonit Ligue 1, një vendim që ka të bëjë edhe me të gjitha kampionatet e tjera të futbollit në këtë vend afrikan.

I ndaluar që nga muaji mars për shkak të pandemisë Covid-19, kampionati algjerian nuk do të rifillojë. “Me shumicë absolute federata (FAF) vendosi gjatë një seance të jashtëzakonshme për përfundimin e sezonit sportiv 2019-2020”, – thuhet në njoftimin zyrtar të Federates Algjeriane të Futbollit.

Skuadra Bélouizdad, që ishte 3 pikë para Sétif në renditje në kohën e ndërprerjes së Ligue 1, është shpallur kampione e Algjerisë. FAF saktëson se “Bélouizdad do të përfaqësojë Algjerinë në edicionin tjetër të Ligës së Kampionëve të Afrikës dhe do të shoqërohet nga Alger. Skuadra Sétif do të konkurrojë në Kupën CAF”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!