Covid-19 “pushton” edhe Seviljen…
Një futbollist i skuadrës së Seviljës ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi andaluzian, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, por duke e mbajtur diskret emrin e lojtarit.
Skuadra Seviljës, menjëherë ka ndërprerë stërvitjet dhe desifektuar ambjentet e klubit. Lojtari asimptomatik është izoluar dhe të gjithë ia janë nënshtruar testeve anti-covid. Me gjasa, të enjten pasdite, skuadra do të zbresë sërish në fushë për stërvitje.
“FC Sevilja raporton se pas testeve PCR të kryera të dielën e kaluar te lojtarët, trajnerët dhe pjesa tjetër e stafit, rezultatet e të cilave u morën vesh mesditën e së hënës, 27 korrik, një anëtar i skuadrës së ekipit të pare rezultoi pozitiv me Covid-19.
Personi i prekur është asimptomatik, me shëndet të mirë dhe është i izoluar në shtëpi. FC Sevilja menjëherë ua komunikoi këtë rrethanë të gjitha autoriteteve kompetente të sportit dhe shëndetit, izoloi personin e infektuar, pezulloi përkohësisht trajnimin e ekipit si masë parandaluese. Ajo kryeu dezinfektimin e ambienteve, duke ndjekur rreptësisht protokollet e vendosura për këto situata.
Klubi ka kryer tashmë dy kontrolle të reja individuale PCR në pjesën tjetër të stafit. Në radhë të parë, të gjitha testet e kryera kanë qenë negative. Rezultatet e provës së dytë, që janë realizuar sot, do të mësohen të enjten në mëngjes. Sevija po planifikon të rikthehet në stërvitje, individualisht dhe me të gjitha masat e zbatueshme, pasditen e së enjtes.
Për sa kohë që rezultatet e provës së dytë janë përsëri negative. FC Sevilja menjëherë do të raportojë çdo zhvillim të ri në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e klubit asndaluzian të Seviljës.