Lokomotiva, shqiptarët i bëjnë historinë
Në javën e fundit të kampionatit kroat, Lokomotiva Zagreb theu ekipin e Eros Grezdës, Osijek në transfertë (1-2) duke i rrembyer vendin e dytë, atë që të dërgon në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.
Një arritje e jashtëzakonshme kjo e skuadrës që ka në përbërjen e saj 5 shqiptarë, dy prej të cilëve në ikje. Uzuni te Ferencvarosh dhe Kastrati te Dinamo Zagreb janë zyrtare por te Lokomotiva janë edhe Çokaj, Tuci e Mersinaj të cilët pasi siguruan vendin e dytë (historik për klubin), do të luajnë edhe kupën kroate ndaj Rijekes me 1 gusht.
Në 106 vite histori, Lokomotiva, nuk kishte arritur kurrë në këto nivele. Ndaj klubi e cilësoi arritjen në kualifikueset e Ligës së Kampionëve por dhe vendin e dytë si një ‘titull’ kampion. Shqiptarët e bënë historinë e klubit…