Një mal me pyetje… zgjohu “Teutë”!

● Skuadra e Teutes, po humb terrën në rënditje. Këtë javë, e mundi dhe e parakaloi Flamurtari, ndërkohë që më herët, u turpërua në Laç.

A mund të quhet një akt sabotues kjo që po i bëhët trajnerit të Teutes, Blendi Shkëmbi dhe klubit nga vetë futbollistët e bregdetarëve? Çfarë po ngjet me skuadrën, që në një moment të gares, u pa si konkurente për titullin?  Me ecurinë e javëve të fundit, a rrezikon Teuta të humbasë një biletë europane në fund të sezonit?

Pse nuk luan Latif? Po Kallaku pse është fikur këto javë? Përse Hidi me aq shumë eksperiencë bën gafa njëra pas tjetrës, ndërsa me gabimet e tij, i ka humbur thuajse 6 pikë në dy ndeshje të fundit Durresit? Arapi, Osmani, Bici, ish-shoke skuadre me Shkëmbin, a jane krah tij, apo po e minojne, qoftë edhe pa dashje?

Deklarata e Shkëmbit pas humbjes së fundit në Vlorë se “po i humbim ndeshjet vetë dhe se lojtarët me përvojë po dëmtojnë skuadrën”, – për cilin apo cilët lojtarë e pati? Po tekniku korçar pse pranoi të punojë, ndërsa pas humbjes në Laç në shifra të pazakontë, deklaroi se për hir të objektivit mund të largohet?

Po sikur në mënyrë hipotetike të shtonim dhe disa pyetje?! Për shembull: Si do sillet skuadra në takimet e mbetura të fazës së katërt? Po presidenca a do e suportojë një tjetër dështim në këtë fazë të garës? Çdo bëhet me tifozët që në momentin e rikthimit të tyre në “Niko Dovana”, marrin shpërfytyrimin e madh të benjaminëve në fushë?

Dhe së fundi, a është ndonjëri në gjëndje nga kampi i “mbretëreshës” t’i përgjgijet këtyre pyetjeve rreth skuadres së Teutes? Zgjohu “Teutë”! /Sporti IM/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!