Vllaznia luan për kualifikim ndaj Minsk…

Champions League Femra: Vllaznia- Minsk duke nisur nga ora 14:00 në ‘Loro Boriçi’.
Vllaznia për femra ka një ndeshje europiane pas pak çastesh në ‘Loro Boriçi’. Skuadra kuqeblu pasi kaloi në turin e kaluar turket e ALG Spor do të përballet me bjelloruset e Minsk të drejtuara nga 50 vjeçari Aleksandër Lukvish.
Një sfidë e vështirë në Ligën e Kampionëve. Kundërshtari ka përvojë dhe në fillim të nëntorit eleminoi letonezët e Rigas në shifrat 3-0.
Duke folur për këtë takim Esmeralda Franja me statusin e kapitenës, tha se pavarësisht vështirësisë, Vllaznia do të futet në fushë për kualifikim.
Ndërkaq presidenti i Vllaznisë femra, Lazer Matija, ka kërkuar nga ekipi të jetë i vendosur dhe kërkues në takimin e sotëm duke lënë për të kuptuar se në rast kualifikimi do ketë edhe shpërblim.