Vinicius udhëtimi raskapitës, Tite e lë në ‘ajër’
Trajneri Tite, nuk i dha qoftë dhe një minutë për të luajtur në zyrtare.
Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Jr, fluturoi 20,700 kilometra për t’iu përgjigjur thirrjes së ekipit kombëtar të Brazilit për dy takimet kualifikuese ‘Katar 2022’ për Amerikën e Jugut.
Në fakt, si ndaj Venezuelës ashtu dhe ndaj Uruguajit, tekniku i ‘Seleçaos’ Tite, nuk i dha qoftë dhe një minutë për të luajtur në zyrtare. Anësori i galaktikëve’ debutoi gjatë shtatorit me Brazilin por kur priste të merrte minuta, gjeti zhgënjimin.
Dhe të imagjinosh. Udhëtoi nga Madridi në Rio de Zhaneiro më 9 nëntor dhe më pas shkoi Rio-San Paolo, San Paolo-Rio, Rio-Montevideo dhe Montevideo-Madrid për kthimin në Spanjë.
