Ku vajti protokolli?
Kur ‘Sporti im.al‘ njoftoi dy muaj më parë se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu firmosi shkresën për rifillimin e futbollit, të gjithë patën parasysh se garat zyrtare, do shoqëroheshim nga një protokoll i mirëfilltë, hartuar dhe miratuar nga komisioni dypalësh Shëndetësi-FSHF.
Fillimisht në të gjitha impinatet u konstatua frekuentimi protokollar, sipas të gjitha pikave të saj dhe takimet vajtën mirë.
Por me zbutjen (në dukje) e agresivitetit të COVID-19 edhe masat shtrënguese protokollare, nisën të zbehen. Fenomeni ‘më shëno dhe mua’, u shtua ndjeshëm, aq sa në stadiumet e Shqipërisë, nisën të dëgjohen thirrjet në kor, ‘Goool’.
Redaksia ka pikasur disa pamje, të cilat vërtetojnë se protokolli i javëve të fundit është shkelur. Ilustrimet me foto, i përkasin jo vetëm Superiores, por dhe takimeve në Kategori të Parë.