Mareska trajneri i ri i Çelsit

Përmes një postimi në rrjetet sociale Çelsi njofton zyrtarizimin e trajnerit të ri. Ai është italiani 44 vjeçar Enco Mareska. Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me opsion rinovimi deri në qershor 2030.
Stafi i Mareskës përfshin ish-portierin Uili Kabalero, Dani Olker, Mikele De Bernardi, Markos Alvarez, Havi Molina dhe Roberto Vitiejo.
Nga ana tjetër Ben Roberts do t’i bashkohet stafit si trajner i portierëve dhe është emëruar kreu i përgjithëshëm i portierëve.
Bernardo Kueva do të drejtojë departamentin shtesë.
