Ku vajti protokolli?

Kur Sporti im.al njoftoi dy muaj më parë se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu firmosi shkresën për rifillimin e futbollit, të gjithë patën parasysh se garat zyrtare, do shoqëroheshim nga një protokoll i mirëfilltë, hartuar dhe miratuar nga komisioni dypalësh Shëndetësi-FSHF.

Fillimisht në të gjitha impinatet u konstatua frekuentimi protokollar, sipas të gjitha pikave të saj dhe takimet vajtën mirë.

Por me zbutjen (në dukje) e agresivitetit të COVID-19 edhe masat shtrënguese protokollare, nisën të zbehen. Fenomeni ‘më shëno dhe mua’, u shtua ndjeshëm, aq sa në stadiumet e Shqipërisë, nisën të dëgjohen thirrjet në kor, ‘Goool’.

Redaksia ka pikasur disa pamje, të cilat vërtetojnë se protokolli i javëve të fundit është shkelur. Ilustrimet me foto, i përkasin jo vetëm Superiores, por dhe takimeve në Kategori të Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!