Kampionati i 81-të, titulli i 25-të për Tiranën

Nga Shpëtim GJOSHI

Në fund mbërriti, kanë mbetur edhe 90 minuta lojë. Një event që do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar, si dhe në kujtesën e tifozerisë bardheblu. Një vit i diskutimeve të gjata, lodhjes së gjatë nga fenomeni Covid-19.

Ky vit kaloi, shkoi mirë, për të përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm të Tiranës, që rregjistroi titullin e 25-të. Meritë e drejtuesve të klubit, adaptimit të një çifti kampionësh, si Halili dhe Mema, që luftuan për idetë e tyre.

Njeriu vendimtar Emanuel Egbo arriti ta drejtojë skuadrën deri në destinacionin perfundimtar që ishte titulli kampion. Ishte e vështirë ta çonte përpara revolucionin, por ai shfrytëzoi më të mirën e çdo futbollisti në formacion, duke menaxhuar gjithashtu edhe pjesën tjetër të skuadrës.

Ajo që ka rëndësi të thuhet, është se Egbo e shndërroi skuadrën nga një kolektiv, në një shumë individësh. Aktualisht fitoi Tirana e grupit, nga ajo e një viti më parë që u çmontua.

Ardi Mema ishte kryesori në pranimin e ndryshimit. Luftoi për idetë e tij. Ndërkohë, Emanuel Egbo, si një “murg” i mirë, e kuptoi përparësinë që Tirana i solli atij dhe bëri gjithçka të mundshme, për t’u adaptuar në një skuadër perfekte.

Në fund, mbërriti titullin e 25-të i bardhebluve. Tani, përkohësisht, për shkak të pandemisë globale me Covid-19, mungon festa që do të zgjaste deri në agim nga tifozeria më e zjarrtë në Shqipëri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!