Nejmar udhëton kot, Brazili e lë jashtë

sportiim2

Brazili duke hyrë data 14 (01:30) do të zbresë në fushë për të luajtur takimin e tretë për kualifikueset e Amerikës së Jugut në shtëpi nga Venezuelës. Por në misionin e tij drejt ‘Katar 2022, skuadra ‘Seleçao’ ka edhe një tjetër takim të shpejtë (18 nëntor) në transfertë me Uruguajin.

Ndërkaq në këtë grumbullim, bëhët e ditur se Nejmar nuk do të jetë me skuadrën e teknikut Adenor Leonardo Baski i njohur me nofkën Tite.

Arsyeja e thjeshtë. Gjatë kontrolleve fizike, sulmuesi i PSG-së ka rezultuar ende me probleme pas atij dëmtimi që mori me turqit e Bashaksehir në Champions League dy javë më parë.

Në fakt, Tuhel, tekniku i PSG-së kishte deklaruar se lojtari nuk do të kthehej para dhjetorit por Tite e pëfshiu në listë.

?>