Ndalet Argjentina, VAR i anulon golin Mesit

Rikthehen ndeshjet kualifikuese në Amerikën Latine për Botërorin 2022. Dje u luajtën dy takime ndërsa sot në program sfida Kolumbi- Uruguaji (21:30).

Argjentina dhe Lionel Mesi ndalën nga sistemi VAR duke mos shkuar më tej se barazimi 1-1 në duelin kundër Paraguajit e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Barcelonës, shënoi golin e avantazhit në minutën e 57’ por arbitri pas pamjeve në VAR vendosi që të ndërhynte duke anuluar golin.

Një vendim i konsideruar skandaloz. Gjyqtari pretendoi në dinamiken e aksionit se topi ishte marrë me faull. VAR përpos avantzhit në shumë raste po tregon se e dëmton ndeshëm futbollin. Madje në raste të caktuara duket se vetë teknollogjia ka nevojë për interpretim.

Pas tri takimëve, Argjentina kryeson me 7 pikë një ‘kampionat’ me 10 skuadra ku 4 vendet e para shkojnë në fazë finale të botërorit ndërsa e 5-ta luan play off.

Ndërkaq takimi tjetër i orës 21.00, Bolivi- Ekuador u mbyll 2-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!