Gavazaj rikthen Prishtinën, Drita tri pikë jashtë
Tri ndeshje për javën e 11-të të Ipko-s prodhuan vetëm dy gola. Një mesatare golash ndër më të ultat e vitëve të fundit në Superligën kosovare.
Prishtina pas tri humbjeve, arrin të marrë tri pikë sot ndaj Arbërisë që për nga kilometrat, i ngjan një derbi. Përcaktes goli i Gavazajt në të 12-ën nga pika e penalltisë.
Fiton dhe Drita e Gjilanit 0-1 në Mitrovicë. Ndaj Trepçia’89’ ka mjaftuar një gol i Shabanit në të 16-ën. Skuadra e Nuhijit, praktikisht e barabartë me Ballkanin në krye pasi një fitore në takimin e prapambetur, i barazon në renditje me nga 25 pikë.
Besa Pejë, barazoi 0-0 me Drenicën e teknikut Bledar Devolli.
Sot Ipko, java e 11:
Besa- Drenica 0-0
Prishtina- Arbëria 1-0
Trepçia ’89- Drita 0-1
