Nesër Kupa, Bylis-Tirana luhet në ‘diell’

FSHF shtyn me 60 minuta ndeshjen Bylis-Tirana. Shkak temperaturat e larta.

Kupa e Shqipërisë, pasi u njoh ditë më parë me shortin gjysmëfinal, neser me takimet e vajtjes. Fillimisht Bylis do të presë Tiranën në ‘Adush Muça’ dhe në mbrëmje, Kukësi luan në ‘Elbasan Arena’ ndaj Teutës.

Në fakt, të 4 ekipet e mbetura në garë janë deklaruar se do ta luftojnë fort trofeun e dytë më të rëndësishëm në kompeticionet futbollistike në vend.

Tirana me një dorë te titulli kampion në Superiore, pritet të luajë disi më e qetë ndaj një Bylisi të karikuar në maksimum.

Ndërsa takimi i mbrëmjes mes Kukësit dhe Teutës, parashikohet mjaft i ekuilibruar. Janë vetë klubet që kanë shprehur se e duan deomos trofeun.

Kupa e Shqipërisë, turi gjysmëfinal:
17:45 Bylis-Tirana
20:45 Kukësi-Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!