Egbo: “Titulli? Kemi ndeshjen me Bylisin”…

Nesër, në orën 17:45. bardheblutë e Tiranës do të luajë gjysmëfinale e parë të Kupës së 68-të Shqipërisë. Ata, sipas shortit, në këtë fazë do të përballen ndaj Bylisit në “Adush Muça” të Ballshit. Për vetë specifikën e saj eliminuese, takimi i parë përcakton shumë fatet e kualifikimit. Në prag të kësaj sfide, trajneri i skuadrës kryeqytetase Emanuel Egbo, është shprehur për mediat se kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për Tiranën, madje krejt e ndryshme nga ajo e kampionatit.

Përballja me Bylisin? “Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata e dëshirojmë këtë finale. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është skuadër që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat. Kanë kontingjent që japin maksimumin në fushë”.

Kupa ndryshe nga kampionati? “Është ndeshje kupe. Në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme”.

Formacioni? “Nuk e di, ndoshta dhe me ata të 11-shit të parët mund të fillojmë. Në shumë takime, kanë luajtur një numër i caktuar lojtarësh. Nuk do të thotë që lojtarët që kanë marrë pak minuta të mos jenë titullarë. Çdo lojtar që është pjesë e këtij ekipi duhet të jetë i gatshëm për çdo moment”.

Fitorja ndaj Skënderbeut? “Nuk ishim në formën e duhur dhe të karikuar në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve:“Çuna, jam i bindur që ju mund ta ktheni rezultatin”.

Titulli ndaj Kukësit ose Partizanit? “Nuk e di, nesër kemi ndeshje me Bylisin. Pas kësaj ndeshje do të mendojmë për Kukësin”,-u shpreh trajneri i Tiranës, Emanuele Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!