Tirana shkon +9, Partizani rritet në pikë…

Kategoria Superiore, java e 30:

Tirana Vlaznia 3-0 (Torasa 30′, Ngo 36′, Kale 63′)

Flamurtari-Partizani 1-2 (Oliveira 38′ / Bitri 36′, Bardhi 66′)

Tirana pas një fillimi të dobët ia del ti shënojë tri herë Vllaznisë në ‘Selman Stermasi’ për javën e 30 të Kategorisë Superiore.

Pas dështimit javen e 29- në me Teutën 0-1, pritej reagimi bardheblu por edhe sot skuadra e Egbosë vuajti për 30 minuta ndaj një Vllaznie të mireëvendosur në fushë. Madje për ti dheënë një dorë vendasëve mendon gjyqtari Jorgji.

Pak çaste para se Torasa të dërgojë brenda postes mike një top të sherbyer nga Ngo, i mohoi Vllaznisë një penallti të pastër. Topi i goditur nga Sidorenko gjen dorën e hapur të bathës por elbasanasi vijoji lojën.

Në të 36-tën bardheblutë të çliruar nga avantazhi i Torasës dyfishojnë me Ngo ndërsa në 63-tën, radha e një tjetri të huaj te Tirana për të shënuar. Këtë radhë për Tiranën me 10 futbollistë që nga minuta e 45çtë, shënoi Kale.

Në Vlorë një ndeshje me ritëm dhe me një fitues të ‘deklaruar’. Partizani pas asaj ecurie tërësisht të dobët favorizohet nga kalendari teksa pas Luftëtarit gjen një tjetër skuadër të ‘rrënuar’, Flamurtarin.

Shënon Bitri dhe shpejt barazon Olivera për kuqezinjtë. Në fraksionin e dytë, në skenë ngjitet Bardhi për të kuqtë kur me golin e minutës së 66-të, vulosi fitoren e Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!