Shehi optimist, i mungon Obanor
Shehi: “Jemi në një situatë të mirë dhe jemi koshient që të vazhdojmë në këtë rrugë sepse është e vetmja mundësi që na jepet për të qenë pranë objektivave”.
Orges Shehi trajneri i Kukësit, e di mirë se sfida e nesërme ndaj Laçit ka rëndësi të madhe. Gjithnjë nëse ai dhe klubi verilindor mendojnë të fitojë titullin kampion. Ka folur për prag-sfiden duke zbuluar se ka një mungesë kryesore siç është Obanor.
Gjendja fizike e skuadrës
“Që në fillim e dinim se ishte një situatë e vështirë dhe do të kishim ngjeshje të ndeshjeve, por jemi të kënaqur me gjendjen që ka skuadra, përveç dëmtimit të Obanor që erdhi në ndeshjen me Apoloninë”.
Temperaturat e larta
Sigurisht, nuk është njësoj si të luash në vapë dhe si të luash në kohë më të freskët. Shpresoj, do të mundohemi që ndeshjet që kemi në shtëpi me anë të prozhektorëve t’i zhvillojmë natën. Megjithatë, kjo mbetet për t’u diskutuar”.
Prisni ndonjë surprizë nga Vllaznia?
“Unë jam i mendimit që çdo skuadër ka objektivat e veta. Ne kemi objektivat tona dhe duhet të fitojmë ndeshjet tona. Kishim 10 finale , kanë mbetur shtatë. Kështu jemi të fokusr vetëm te finalet tona”,