Turbina përballë faktit, Ejo fiton gjyqin
FIFA vendos veton dhe paralajmëron Turbinën se do të penalizohet nëse nuk shlyen ish-futbollistin e saj Efjong Ejo. E ka paralajmëruar me anë të një shkrese zyrtare duke vënë në dijeni zyrtarët e klubit të Turbinës.
Nigeriani Ejo, teksa ka luajtur me Dinamon, Laçin, Besën, duke mos gjetur zgjidhje te ish-klubi, por dhe te Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, iu drejtua FIFA-s.
Përgjigja ka ardhur dhe tashmë presidenti i klubit të Turbinës Gentian Gjoka, pritet të shlyejë lojtarin. Në të kundërt e pret heqja e pikëve duke e rrezikuar fort ekipin e teknikut Vladimir Gjoni, për të zbritur në kategori të Dytë.