Xhaferi përsërit: ‘E dua Vllazninë e futbollit’

Alban Xhaferi, mbetet personazhi i dites në Shkodrën sportive. Presidenti i Vllaznisë së basketbollit, prej disa ditëve ka hedhur në tavolinë ‘kartat’ për të marrë edhe Vllazninë në futboll.

Në një poronocim sot për ‘Supersport’, Xhaferi tha se është i gatshëm të nisë negociatat për ta marrë drejtimin e skuadrës, e cila këto vite të fundit po vuan mungesën e një presidenti.

Kemi një skuadër me lojtarë të huaj dhe në këto kushte ne nuk mund të fillojmë kampionatin, pasi kemi vetëm 5 lojtarë në Shkodër. Liga rajonale do të ishte një gjë pozitive dhe Vllaznia merr pjesë në Ligën Ballkanike. Për ne do të ishte favorizuese, pasi edhe distanca do të jetë më afër”.

Bashkia ka aksionet për klubin dhe ka qenë një indicie e tifozëve, që kanë pëlqyer ecurinë skuadrës së basketbollit. Unë gjithmonë jam tifoz i Vllaznisë, po pse jo dëshira ime është ta pranoj. Këto gjëra duhet të zgjidhen me Bashkinë për të gjetur një marrëveshje. Për momentin nuk mund të them asgjë, pasi është thjesht një dëshirë,”- tha Xhaferi.

Në fakt edhe para pak ditëve Xhaferi pati deklaruar: “Është e vertetë që kam shfaqur interes për të marrë klubin e futbollit Vllaznia.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!