Partizani, seanca nis me masa protokollare

Të kuqtë e Partizanit zbriten sot në terren, për të nisur zyrtarisht seancat përgatitore. Paradite, nën drejtimin e Sormanit, skuadra pasi iu nënshtrua zbatimit të kushteve protokollare vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik, nisi seancën në ‘Football Olimpic’.

Në këtë start të përgatitorëve, stafi teknik me Sormanin dhe Kalarin në krye, më së shumti janë kujdesur për të parë gjendjen fizike të lojtarëve në dispozicion. Po ditën e sotme Partizani do të ushtrohet edhe me seancën e pasdites…

Pas 26 javëve, Partizani renditet në vendin e gjashtë të Kategorisë Superiore duke vënë në pikëpyetje të madhe mundësinë për t’u perfaqësuar edicionin e radhës në Kupat e Europës.

Nëse do vijë dakortësia e qeverisë për rifillimin e kampionatit, skuadra e Sormanit, do luajë në 3 qershor në shtëpi, me korçarët e Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!