Teutës “i hanë” këmbët, mezi pret…

“Djemtë e detit”, futbollistët durrsakë të Teutës, duket mezi kanë pritur të zbresin në fushën e blertë. Fillimisht për t’u stërvitur, pasi periudha mbi 2-mujore e karantinimit, i ka lodhur dhe mërzitur.
“Pritja mbaroi. Teuta, prej sot u rikthye në fushë, për të rinsur përgatitjet intesive për takimin e radhës ndaj Lacit. Grupi në gjëndje optimale! forca teuta”, – shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të klubit durrsak të Teutës.
Sipas parashikimeve të FSHF-së, më 3 qershor mendohet të rinisë Kampionati i 81-të i Superiores. Kalendarit, për llogari të javës së 27-të, ka planifikuar që Teuta të udhëtojë drejt Kurbinit, për t’u ndeshur me Laçin. Kurbinasit renditen në vendin e tretë, me 41 pikë, ndërsa durrakët me një pikë më pak renditen në vendin e pestë.
