Murinjo kontaktohet nga Roma
Hoze Murinjo te Roma? Pyesni drejtuesit e skuadres romake të cilët sot i kanë telefonuar portugezit. E vështirë por jo e pamundur. Luzitani me nofken “special një”, ka drejtuar më herët në Itali, Interin, me të cilin bëri tripletën e famshme dhe një rikthim i mundur me destinacion Romen, mund të jetë alternativë interesante.
E raporton SkyTg24. Sipas italianes, stafi drejtues i Romes, ka realizuar një bisedë telefonike me Murinjon por pa dhënë detaje. Kështu, pas përfundimit të detyres nga Ranieri, ëmrave të Sarrit dhe Kontes, për të trajnuar Romen, i shtohet dhe ai i portugezit.
Skuadra e fundit që “Mou” ka drejtuar, përkon me atë të Mançester Junatid prej së cilës në fund të vitit 2018, i erdhi shkarkimi.