Ekskluzive/ Rama: Suksese Kukësit por Volfsburg favorit…

Valdet Rama, ish-futbollisti i Kukësit përgjatë edicionit futbollistik 2018-19, po e kalon karrierën sportive te Mepen në Gjermani 3. Mesfushori 32 vjeçar nga Mitrovica e njeh mjaft mirë rivalin e Kukësit, Volfsburg.
Ekskluzivisht për ‘Sporti im’, lojtari i ‘harruar’ nga Kombëtarja kuqezi me të cilën është aktivizuar në 15 takime (3 gola), tha se i dëshiron fitoren Kukësit duke i dhënë merita edhe Gegës trajner që në një ndeshje, sipas Ramës, ka ditur të ofrojë një skuadër fituese.
Valdet, si ju ecën karriera sportive?
“Jam pjesë e Mepen dhe me trajnerin e ri por me mentalitet fituesi, Torsten Frings, pretenedojmë të bëjmë një kampionat shumë të mirë.”
Keni qënë pjesë e Kukësit, nesër në ‘Air Albania’ pret Volfsburgun për turin e dytë kualifikues në Ligën e Europës. Si e shikon Rama?
“I uroj suksese Kukësit. Ka fansa të mrekullueshëm dhe një skuadër që sakrifikon në fushën e lojës. Ndoqa takimin e Kukësit me Slavian e Sofjes (2-1).
Jam mahnitur pasi vërtetë skuadra me trajnerin e ri (Skënder Gega: redaktori) ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Një sukses i madh në atë ndeshje dhe mendoj se dhe Nderimi (Nexhipi: redaktori), ka merita specifike për elementin që ka afruar. Për të tjerët s’po flas se më duken amatorë.”
Volfsburgu mund të thyhet nga Kukësi?
Mendoj se Volfsburg është favorit i ndeshjes. Por luhet vetëm një ndeshje dhe shanset por dhe fati mund të bëjë të veten. Uroj të kalojë Kukësi.