Abukasis: Laçi i fortë, mendojmë dhe penalltitë

Laçi, pas Hapoel Ber Sheva, pret në shtëpi fituesen e çiftit Kolerane-Madhëruell. Të dyja skuadrat nga ishulli i Britanisë së Madhe, duken në nivel të kundërshtarit aktual të kubinasëve. Mundësi e artë për skuadrën e Cungut për të kaluar por..
Trajneri i Ber Sheva, Jozef Abukasis mendon se takimi është 50% me %50. Në konferencën e sotme për shtyp ndër të tjera tha:
Si vjen Ber Sheva?
Jemi përgatitur dhe kemi njohje për kundërshtarin. mendoj se shanset janë të barabarta për kualifikim 50% me 50%.
Laçi ka një skuadër të mirë dhe ka favorin se luan në fushën e vet. Gjithësesi ne kemi ardhur për tu klaulifikuar dhe do bëjmë më të mirën në fushë.
Penalltitë?
Po jemi përgatitur edhe për penalltitë. Një ndeshje e barabartë në letër domosdo kërkon marrjen e të gjitha masave. Ne jemi gati’