Analizat: Tri klubet e Superiores, asnjë problem me COVID-19

Pas Laçit i cili raportoi paradite se janë OK me analizat, edhe Kukësi dhe Teuta marrin përgjigjet negativë pas tamponëve të kryear dje si kërkesë thelbësore e protokollit të UEFA-s. Janë vetë klubet që kanë zyrtarizuar lajmin në rrjete sociale.

Kukësi:

“Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e djeshme!

FATMIRËSISHT, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test!

Skuadra do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit! Ndeshja ndaj Ëolfsburg do të zhvillohet të enjten në “Air Albania Stadium”, nga ora 20:00.”

Teuta:

“Dje skuadra i është nënshtruar testeve në prag të ndeshjes me Granadën në kuadër të Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve për COVID-19 dhe të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kan rezultuar NEGATIV. JEMI GATI PËR NDESHJE! “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!