Shtubina: ‘Kam afro katër muaj pa u paguar…’

‘Kam tre muaj e gjysmë pa u paguar’– plas ‘bombën’ mesfushori i Vllaznisë…

Ndriçim Shtubina, futbollisti i Vllaznisë, në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj për Report TV, tregon vështirësitë e klubit ku ai bën pjesë. Shtubina thotë se prej tre muajsh e gjysmë lojtarët nuk janë paguar.

Kjo jo vetëm për shkak të situatës me koronavirusin, por edhe për problemet që ky klub i amdinistruar nga bashkia ka në përgjithësi.

Ndër të tjera Shtubina deklaron se shteti duhet të ndërhyjë dhe së bashku me federatën të ndihmojnë futbollin dhe futbollistët.

Justifikimi për të na paguar është një mbledhje këshilli e më pas një firmë në qark. Më pas lekët të kalojnë në arkën e klubit dhe më pas klubi i shpërndan nëpër lojtarë”

Vetëm ju apo dhe të tjerë?

Jo jo të gjithë. Madje edhe stafet dhe mesa di unë edhe punëtorët e klubit.

Paga e ‘luftës’?

Mendoj se shteti ka me ndërhy, sepse nga futbolli nuk vjen asgjë e keqe. Jam mundu të stërvitëm në mënyrë individuale pa prish rregulluat e shtetit”-ndër të tjera Shtubina. (Video).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!