Tirana pranë titullit, por…

Klubi i Tiranës është gati të bëjë kthesën e shumëpritur futbollistike. Pas ediciont 2008-09, teksa bardheblutë u shpallën për herë të fundit kampionë, sezoni në vijim, iu jep shumë shanse kryeqytetasëve, ndërsa për 100-vjetor, të njohin titullin numër 25.

Me 10 javë nga fundi, skuadra e teknikut Emanuel Egbo, udhëheq me 9 pikë ndaj vendit të dytë, Kukësit. Ndërkaq, pas ndalesës ‘pandemi globale’, klubi ka lejuar futbollistët të stërviten individualisht, me shpresën se një datë ristarti nuk do vonojë.

Por ajo që duket se nuk shkon te Tirana lidhet me kompeticionin e ardhshëm europian. Edhe pse në klub shprehen se kanë kopsitur dokumentacionin bazë për liçensim, një gjë e tillë mbart në vetvete disa të panjohura.

Në sallonet e institucionit futbollistik në vend, ka zëra që skuadra më e titulluar në vend, mund të mbetet sërish jashtë ‘liste’.

Disa probleme me Tatimet (edhe pse klubi thotë se ka arritur marrëveshje me ta), kriteret strikte të UEFA-s, por dhe të FSHF-së, mund të privojnë ‘çertefikimin’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!