Luksemburgu ndal garën, nuk ka titull e zbritje nga Liga
Edhe pse në lojë ishin vetëm 7 javë, Federata e Futbollit të Luksemburgut për shkak të pandemisë globale,vendosi të mbyllë kampionatin aktual.
E veçanta në vendin e vogël europian, lidhet me faktin se nuk do të njihet ekipi kampion dhe nuk ka zbritje nga kategoria.
Referuar kritereve të UEFA-s në lidhje me skuadrat që do të prezantohen në kupat e Evropës, Federata vendosi si më poshtë:
Fola Esch në Champions League, Progrès Niederkorn, Differdange dhe Union Titus Pétange në Europa League.
Kampionati u pezullua në raundin e 17-të ndërsa në ‘BGL Ligue’, marrin pjesë 14 skuadra.