Benzema i shpëtoi nderin familjes Zidane…
● Trajneri Zidane në ndeshjen ndaj Hueskas aktivizon të birin, Lukën në portë, eksperiment që rezultoi i dështuar…
Zinedin Zidan nuk është i pari trajner që ka vepruar kësisoi. Madje nuk do të jetë as edhe i fundit. Gjithsesi ai e provoi, luajti të ashtuquajturën “ruletën ruse”.
Në ndeshjen ndaj Hueskas në stadiumin “Santiago Bernabeu”, portën e Realit të Madridit, Zinedin ia besoi si titullar të birit, Luka Zidanes. Veç ajo që dukej aq e thjeshtë dhe e lehtë në letër, nuk rezultoi e tillë.
Portieri i ri i mbretërorëve të Madridit do ta niste aventurën e tij në katërkëndëshin e Realit që në fillim me një gol të pësuar nga Kusho.
Madrilenët do të vendosnin ekuilibrin në minutën e 25-të me anë të Iskos dhe në të 62-tën minutë do të kalonin në epërsi, pas golit të Kebalos.
Por miqtë nuk janë dorëzuar. 15 minuta para fundit, qendërmbrojtësi Etxeita shënon golin e dytë në portën e të riut Zidane.
Për të shpëtuar nderin e familjes Zidane, do të mendonte bashkatdhetari i tyre Karim Benzema, i cili do të shënonte dhe do të fiksonte fitoren 3-2 të Real Madridit në ‘Bernabeu”.
Me këtë gol, franko-algjeriani Benzema do të shpëtonte nga kritikat e medias dhe të tizofezëve edhe trajnerin e rikthyer në radhët e “merengësve” Zinedin Zidan për këtë “eksperiment” të dështuar…