FSHF, hedh në treg ‘Drejtorë Sportivë’
Nga data 4-24 dhjetor, janë përgatitur dhe më pas diplomuar 16 kursantë pjesëmarrës në edicionin e shtatë të kursit për ‘Drejtor Sportivë’.
Në fund drejtuesit në Sektorin e Edukumit Astrit Maçi dhe Alban Tafaj, kanë shpërndarë liçensat përkatëse.
“Pas një kursi intensiv të përditshëm, mes datave 4-24 dhjetor, janë diplomuar 16 kursantë pjesëmarrës në edicionin e shtatë të kursit për “Drejtor Sportiv”, të cilët kanë marrë edhe kartën e liçensimit.
Të gjithë kursantët kanë ndjekur seancat e këtij kursi për të gjitha pikat që fokusojnë pozicionin e Drejtorit Sportiv. Diplomat për drejtorët sportivë, janë shpërndarë nga drejtuesit e sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.
Po kështu, Drejtorëve Sportivë në këtë kurs u janë vënë në dispozicion të gjitha materialet e liçensimit”-shkruan zyrtarja e FSHF-së në një material të shkurtër.