Aktivitet social, FSHF, pranë fëmijëve
Me rastin e festave të fundvitit, Federata Shqiptare e Futbollit, ka shtuar veprimtarinë me aktvitetet sociale. Destinacioni i radhës ka qenë spitali i fëmijëve në Tiranë.
“Federata e Futbollit ka vijuar aktvitetet sociale me rastin e festave të fundvitit. Destinacioni i radhës ka qenë spitali i fëmijëve në kryeqytet.
Futbollistet e kombëtares së vajzave Albina Rrahmani, Megi Doçi, Esmeralda Franja dhe Luçie Gjini sëbashku me drejtues dhe punonjës të Federatës së Futbollit kanë vizituar vogëlushët e sëmurë dhe prindërit, dhe kanë shpërndarë dhurata, në prag të festave të fundvitit.
Kapitenia e kombëtares Albina Rrahmani, ka biseduar me fëmijët dhe nënat e tyre dhe u ka dhënë kurajo. “Është detyrë për ne, që në emrin e Kombëtares së femrave, të Federatës së Futbollit dhe në emrin tonë personal të jemi pranë vogëlueshëve që momentalisht kanë shqetësime shëndetësore. U urojmë shërim të shpejtë, dhe kthim sa më parë te lodrat dhe librat e tyre” tha kapitenia Rrahmani.
Golashënuesja më e mirë në botë për 2018, Megi Doçi foli me disa prej vajzave të shtruara dhe i inkurajoi që ta duan futbollin dhe të luajnë.
Kjo vizitë vjen në vazhdën e shumë aktiviteteve sociale që Federata e Futbollit ka ndërmarrë, më së shumti me fokus fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti. Federata e Futbollit është zotuar të rindërtojë minimalisht tre shtëpi, apo më shumë në varësi të fondeve të mbledhura, për familjet e prekura nga tërmeti.
Ne jemi një skuadër! Festojnë e rindërtojmë sëbashku!”- shkruan FSHF në zyrtaren e saj mediatike.