Champions, formohen çiftet për 1/8 finale…
Pasi kanë përfunduar ndeshjet në grupe, në Nion të Zvicrës, sot u hodh shorti për 1/8 finale të Champions League, takime këto që do të zhvillohen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Goglat kanë krijuar çifte interesante, ku priten përballje me pritshmëri të mëdha. Me fat mund të konsiderohen katalanasit e Barcelonës, të cilët do të ndeshen me Napolin, si dhe bardhezinjtë e Juventusit, që do të përballen me francezët e Lionit. Çiftet e tjerë janë thuajse të pa parashikueshëm…
Ja dhe shorti:
Borusia Dortmund – Paris SG
Real Madrid – Mançester Siti
Atalanta – Valencia
Atletiko Madrid – Liverpul
Çelsi – Bajern Mynih
Lion – Juventus
Totenhem – Lajpcig
Napoli – Barcelona