Vendimtare vetëm grupi C dhe D…
Shahtjor Donesk dhe Dinamo Zagreb në luftë për një vend që të nxjerr nga grupi C,do të luajnë pas pak (18:55) me Atalantën dhe Sitin. Me ‘qytetarët’ e kualifikuar, Atalanta edhe pse matematikisht mbetet në lojë, shanset më të mëdha i ka skuadra ukrainase. Gjithësesi duhet pritur…
Në mbrëmje, duele të tjera për zgjidhje të vogla. Shumica e skuadrave e kanë siguruar biletën e Champions League.
Në Grupin A, PSG dhe Reali luajnë për ‘qejf’ ndërkohë që e njëjta situatë figuron edhe te Grupi B.
Dilema e vetme ekziston te Grupi D, aty ku Atletiko Madrid lipset të fitojë ndaj Lokomotivës së Moskës për të shoqëruar Juventusin e vendit të pare.
Ndeshjet sonte:
Shahtjor Donesk –Atalanta, Dinamo Zagreb- Mançester Siti (18:55):
21:00: Bryzh- Real Madrid, PSG- Gallatasaraji, Bajern- Totenhem, Olimpiakos Pire- Zvezda, Atletiko Madrid- Lokomotiva Moskë, Leverkusen-Juventus.