Skuadrat në fushë, Reja sistem mbrojtës…Duka optimist
Pas pak minutave (20:45), Shqipëria do të nisë takimin në stadiumin e Fenerbahçes në Stamboll ndaj Turqisë për kualifikueset e ‘Euro 2020’.
Atmosfera duket e ndezur dhe skuadra jonë duket optimiste para startit. Nuk do të jenë Hysaj e Kumbulla, por as Roshi që çuditërisht e nis nga stoli.
Duka flet për ‘SuperSport’ beson dhe uron për fat:
“Ndeshje e ekipit kombatër eshte e rendësishme. Kemi ardhur per rezultat pozitiv. Edhe në ndeshjen e Shqipërisë kemi krijuar raste, nuk guxuam. Ne kërkojmë rrugën tonë, Turqia të vetën.
Pritja në Shqipëri?
E kemi detyrë që ne të presim mirë kundërshtarët. Ne i kemi zbatuar rregullat e tyre.
Stadiumi i ri? Në nëntor, stadiumi do inagurohet me 1 apo 2 takimet e fundit, por finalja do jetë me Francën.
Ditë e shënuar sot, pasi në 2015-tën fituam në Armeni, urojmë ta bëjme dhe sot një fitore të madhe’
Turqia: Gynok, Ajhan, Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre, Çalhanollu, Tosun, Jillmaz.
Trajner: Senjol Gynesh
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edi Reja