Abibi pas Tiranës, marrëveshje me Avelinon
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/08/22104422_1929742633948516_8859009629727218043_o-770x470.jpg)
Ish-portieri i bardhebluve, Alesio Abibi kthehet në Itali. Ai është transfrohet tek Avelino, skuadër që luan në Serinë C. Njoftimi është bërë nga vetë klubi italian, që ka saktësuar se portieri 22-vjeçar ka firmosur me ta.
Sezonin e shkuar, “gardiani” Abibi mbrojti për 31 ndeshje portën e Tiranës, duke lënë në stol veteranin Ilion Lika. Gjithsesi, loja e tij nuk erdhi në rritje dhe nuk ishte një garanci për skuadrën bardheblu.
Në kërkim të më shumë hapësirave për t’u aktivizuar, Alesio Abibi, i lindur në Itali, por edhe me një “aventurë” në futbollin inferior spanjoll, ka arritur marrëveshjen me pretendimin për të mbrojtur portën e Avelinos në Seria C.