Armend Çajanin, blerja më e fundit e Kukësit

Klubi i nënkampion i Kukësit, ndërsa stërvitet në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, punon edhe për plotësimin e organikën së skuadrës. Kështu, verilindorët njoftojnë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Armend Çajanin nga vendi fqinj. Kontrata është 2-vjeçare.

Ish-futbollisti i FC Shkupit, i cili së fundmi luajti me Genç Kalemler në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, prej ditësh i është bashkuar skuadrës së Kukësit, që po përgatitjet për startin e sezonit të ri futbollistik.

Dhe ky sezon për kuksianët nis më shpejt se për të tjerët. Më 18 gusht, sipas planifikimit të FSHF-së, në stadiumin “Elbasan Arena” është parashikuar të zhvillohet Partizani-Kukësi, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!