Kruja i jep fitoren Vllaznisë në Ohër…

Miqësore në Ohër: Ohri-Vllaznia 0-1 (Kruja 34’)

Ekipi i Vllaznisë që prej ditës së djeshme ndodhet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku po zhvillon fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Pasditen e sotme, stafi teknik kishte vendosur organizimin e një ndeshje miqësore dhe përballë kuqebluve ka qenë ekipi KF Ohri. Vllaznia e ka nisur ndeshje me këtë formacion: Sherri, Gurishta, Ristevski, Malota, Gligorov, Krymi, Marku, Zogaj, Lika, Kruja, Shtubina.

Në minutat e para vendasit fituan një 11-metërsh, por nuk kanë arritur dot të shënojnë sepse ka pritur portieri Sherri. Në minutën e 34-t ka qenë Arsid Kruja që ka kaluar në avantazh skuadrën e Vllaznisë.

Në pjesën e dytë, janë aktivizuar edhe lojtarët e tjerë, por rezultati nuk ka ndryshuar. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë. Në ditët në vijim do të ketë edhe miqësore të tjera për skuadrën e Vllaznisë, raporton klubi shkodran në faqen e tij në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!