Kriteri ‘kualifikuese’, Danimarka e dyta, Anglia ende …larg
Pas dy sfidave të Grupit D luajtur në 18:00, në mbrëmje (21:00) zbritën në fushë për të ndarë verdiketet e Grupit C: Angli-Slloveni dhe Danimarkë- Serbi.
Në këto duele skuadrat u kujdesën për të mos humbur dhe ia dolën me sukses pasi në fund të 90′-ve u prodhuan barazimet e thata 0-0.
Nëse te dueli Angli- Slloveni me këtë barazim u kënaqen të dy kombëtaret, te ai Danimarkë- Serbi, ballaknasit e kishin domosdoshmëri fitoren për të ecur me grupin e 16 skuadrave të turit me eleminim të drejtpërdrejtë.
Serbia u shfaq shumë zhgënjyese, sulmoi pak (përveçse në fund), krijon shumë pak mundësi dhe eliminohet nga kampionati evropian. Stojkoviç hodhi në fushë Vlahoviç, Joviç, Tadiç dhe Milinkoviç-Saviç vetëm në pjesën e dytë por pa arritur asgjë.
Danimarka e kontrollon ndeshjen në pjesën më të madhe të kohës dhe është e kënaqur me barazimin e tretë radhazi: përfundojnë në vendin e 2-të pas Anglisë për shkak të rregullit të renditjes më të mirë në kualifikuese.Diçka e rrallë.
Grupi D:
Holandë-Austri 2-3
Francë-Poloni 1-1
Grupi C:
Angli-Slloveni 0-0
Danimarkë- Serbi 0-0 /Sportiim.al.