Duseldorfi nis të popullohet, kuqezinjtë të zhurmshëm në impiant

sportiim2

Nga i dërguari i Sportiim.al në Duseldorf: Klevis Bejkolli

Pas pak (21:00) Shqipëria do të luaj si pritëse kundër Spanjës në Dusledorf në një takim i cili konsiderohet si shansi i fundit për Kombëtaren tonë që të kalojë Grupin B.

Dyndje të mëdha të tifozerisë kuqezi janë parë përgjatë gjithë ditës së sotme teksa rrugët e qytetit gjerman ishin ‘skuqur’ nga simbolet e Shqipërisë.

Janë afro 40 mijë tifozë të cilët pritet të jenë në ndjekje të kësaj finaljeje me pjesën dërmuse e cila do të jetë në impiant ndërsa pjesa tjetër do ta ndjekë nëpër ‘Fan Zona’.

Në këto momente tifozët janë duke u sistemuar në tribuna. Shqipëria pret shumë nga kjo ndeshje dhe suporti mbarë shqiptar në shkallë duket i madh.

Video:

?>