Kosçelnij, pas 9 vitesh në “shtëpi”, te Bordo
Mbrojtësi francez Lorent Kosçelnij, pas 9 vitesh largohet nga Arsenali i Londrës. Ish-kapiteni i “topçinjve” është rikthyer në Francë, pasi ka firmosur me Bordo në Ligue 1.
Këta të fundit paguan 5 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit, ish-kampion i botës me skuadrën e “gjelave” më 2014, duke zyrtarizuar dhe blerjen e tij, bën të ditur klubi londinez.
“Lorentit ishte duke i përfunduar kontrata dhe për këtë arsye vendosëm ta përfundojmë transferimin e tij te Bordo, pasi ishte arritur marreveshja për kushtet e transferimit”, njoftojnë “topçinjtë”, me te cilet francezi fitoi edhe tre Kupa të FA.
Pas 353 ndeshjeve me fanelën e Arsenalit në Premier League, mbrojtësi Kosçelnij do të rikthehet në Ligue 1 për të luajtur me Bordo, pas eksperiencës më të fundit në futbollin francez me Lorient, më 2010.