Bubeqi, largimi mister, Nica merr Krujën

Humbja me Vorën (0-2) bëri që pas ndeshjes kavajasi i pankinës së Kastriotit Dorjan Bubeqi të largohej nga drejtimi teknik i skuadrës. Ai bëri një postim të thjeshtë duke marrë me vete dhe misteret e largimit të papritur.

Ndërkohë krutanët kanë emëruar Stavri Nicën. Durrsaku 70 vjeçar drejtoi javën e kaluar Erzenin në një ndeshje duke ndalur Lushnjën në transfertë (0-0).

Trajneri i shumëshetitur, ka fituar dy Kupa Shqipërie me Teutën dhe Laçin ndërsa ka drejtuar 8 herë (në periudha të ndryshme) kurbinasit por dhe ekipe të tjera si Teuta, Kukësi, Shkumbini, Bylis, Burreli, Devolli, Besëlidhja, Luzi 2008 dhe Erzeni. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!