Lega italiane skicon katër skuadrat e Superkupës, luhet në Riad
Superkupa e Italisë do të luhet për herë të pestë në Arabinë Saudite.
Gjysmëfinalet janë të planifikuara më 2 dhe 3 janar 2025 dhe finalja më 6 janar. Të gjitha ndeshjet do të luhen në Riad, si vitin e kaluar, me të njëjtën formulë me katër skuadra.
Në një njoftim, Lega Serie A zyrtarizoi datat e eventit për edicionin e 37-të. “Klubet që do të garojnë për Superkupën e EA Sports FC do të jenë klubi kampion i Italisë 2023/2024 (Inter), fituesi i Kupës së Italisë 2023/2024 (Juventus), vendi i dytë në ligë në sezonin 2023/2024 (Milan) dhe finalistja e Kupës së fundit të Italisë (Atalanta)”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Gjysmëfinalja e parë do të jetë Inter – Atalanta (e enjte 2 janar 2025), e dyta Juventus – Milan (e premte 3 janar 2025). Finalja mes fituesve të gjysmëfinaleve do të luhet të hënën më 6 janar 2025 – thuhet në njoftimin për shtyp.