Besa e Flamurtari ecin të sigurtë, Pogradeci thyen Kukësin, Erzeni pika e parë

Besa dhe Flamurtari bëjnë detyrat e javës së 7- të në kampionatin e Kategorisë së Parë. Kavajasit e Josës pritës në “Liri Ballabani”, mundën Burrelin ndërsa Flamurtari përmbysi vendasit e Korabit 1-2.
Apolonia ndalet në Tropojë teksa po udhëhiqte deri pranë fundit. Pogradeci kalon pa probleme Kukësin 2-0. Në “Roza Haxhiu’ Lushnja vuan me Ereznin e vendit të fundit dhe ndan pikët duke bërë një hap fals. Pika e parë për shijakasit që u shfaqen dinjitozë.
Derbi rajonal Kastrioti-Vora i takon ditës së diel ndërsa kjo ndeshje si gjithnjë me krutanët pritës luhet në Fushë Krujë.
Kategoria e Parë, shifrat e javës së 7-të:
Besa- Burreli (në Burrel) 3-0
Valbona- Apolonia 1-1
Korabi- Flamurtari 1-2
Lushnja- Erzeni 0-0
Pogradeci- Kukësi 2-0
Të dielën:
Kastrioti- Vora/Sportiim.al/