Magjistari Iniesta tërhiqet nga futbolli, Mesi: Je një fenomen
Kishte ditë që njëri nga futbollistët më të mëdhenj të Spanjës dhe Botes Andres Iniesta pati lajmëruar mbylljen përfundimtare me futbollin e luajtur.
Asi i Barcelonës së artë dhe kombëtares spanjolle i dashuruar me lojën dhe numrin 6 por dhe 8-të mbi shpinë zgjodhi pikërisht datën 8 tetor 2024 (40 vjeç) për ti dhënë lamtumirën futbollit në fushë.
Treshja magjike e dikurshme Ksavi- Iniesta-Mesi te Barcelona, konsiderohe si maja e klasit të lojës në mesfushë. Pas largimit nga Barcelona në 2018, ‘magjistari’ luajti në Japoni me Visel Kobe deri në vitin 2023 për të luajtur dhe pak muaj te Emirates Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për emblemën e Spanjës, ka shkruar dhe Lionel Mesi
“Njëri prej bashkëlojtarëve me magjinë më të madhe, dhe njëri prej atyre me të cilët e kam shijuar më së shumti lojën. Do t’i mungosh topit, si dhe të gjithë neve. T’i dëshiroj të gjitha të mirat, je një fenomen”.
Trofetë e Iniestës:
1x Kupë Bote
2x Euro
4x Champions League
9x LaLiga
3x Club World Cup
3x Super Cup
6x Copa del Rey
7x SuperCopa
1x Japanese Champion
1x Japanese Cup
1x Japanese Super Cup