Verstapen ndjen dihatjen e Norris, në SHBA merr udhë…titulli

Botërori në rrezik për holandezin i cili nuk fiton nj[ Çmim të Madh në tetë garat e fundit.
Kampioni i botës në 2021, 2022 dhe 2023, Maks Verstapen dukej në rrugën e tij të mirë për të fituar një titull të katërt radhazi. Por që nga Çmimi i Madh i Spanjës me 23 qershor, data e fitores së tij të fundit, holandezi nuk ka mundur më ta bëjë këtë.
Red Bull nuk është më skuadra dominuese e F1 dhe kjo reflektohet në paraqitjet e tij të fundit.
Skuderia ango-austriake ka intensifikuar punët duke përgatitur detyrën e rëndësishme për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 tetor. Duke dominuar ekipin F1 në 2022 dhe 2023, Red Bull po ndeshet me shumë vështirësi në 2024.
Me 6 gara nga fundi, Verstapen kryeson me 331 pikë. Ndjek Lando Norris me McLaren me 279 pikë.