Kvaratskelia vjen në Tiranë me mendjen te kontrata me Napolin
Do të jetë pjesë e Gjeorgjisë në duelin e 10 shtatorit në ‘Air Albania Stadium’ për Ligën e Kombëve 2024 përballë Shqipërisë (Liga B, Grupi 1) mirpo ylli i kombëtares kaukaze ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhen e tij te Napoli.
Në verë, klubi i Aurelio De Laurentiis refuzoi ofertat e mira nga PSG ndërsa tani duket e pashmangshme që lojtari me një nga pagat më të ulëta në skuadër të kërkojë rritjen eventuale.
Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, drejtuesit italianë dhe agjenti i saj, Mamuka Jageli, kanë rënë dakord të takohen në javët e ardhshme për ta diskutuar sërish. Kërkesa e Kvara-s nis nga një kontratë 8 milionë euro në sezon nga 5 që propozohen tani.
Marrëveshja mund të arrihet për rreth 6 milionë euro në sezon. Aktualisht anësori sulmues shtë i lidhur me klubin italian deri në vitin 2027. Kërkohet të shtohen dy vjet, deri në 2029 si afat i ri i marrëveshjes.