Osimhen pritet si hero në Stamboll, nigeriani te Gallata
Nuk ka një klauzolë speciale, nigeriani mund të lëvizë që në janar.
Viktor Osimhen sulmuesi 25 vjeçar i Napolit sikundër u raportua dje u zhvendos në trajtë huazimi te Gallatasaraji në Stamboll.
Nigeriani pjesë e Napolit për 4 edicione, shënoi 76 gola në 133 paraqitje. Edicionin e kaluar ai shfaqi dëshirë për t’u larguar nga napolitanët, me të cilët fitoi edhe titullin kampion 2022-23.
Këtë verë, presidenti De Laurentis pasi afroi Lukakun e shumëdëshiruar nga trajneri Konte, dha dritën jeshile për shitjen e sulmuesit për një vlerë te 130 milion euro.
Klube si Çelsi apo PSG stonuan para këtyre shifrave ndërsa dhe Al Ahli në Arabi Saudite u stopua pasi napoletanët kërkuan disa milonë më shumë
Ndërkaq festa e pritjes mbrëmë në Stamboll nga tifozët e Gallatës ishte e veçantë. Dëmtimi i Imobile shtyu turqit te kjo pistë e re. Për Osimhen nis një aventurë interesante./Sportiim.al/
What a welcome for Victor Osimhen as he arrives in Turkey ahead of his loan move to Galatasaray! 🥳 pic.twitter.com/bXJmTNSvYP
— Sky Sports Football (@SkyFootball) September 3, 2024