sportiim2

US Open/ Siner-Medvedev, dueli i madh për biletën gjysmëfinale

Janik Siner fitoi në fund të janarit 2024 ‘Australian Open’ me një përmbysje fantastike përballë rusit Danil Medvedev. Nesër dueli i radhës në SHBA

US Open vijon me garat e tenisit në një fazë ku verdiket finalë sa vijnë e afrohen.

Për çmimin individual të meshkujve teksa janë eleminuar kampionë si Alkaraz e Xhokoviç, vëmendja është e gjitha te sportistët e mbetur në garë në kërkim të ‘Grand Slami-t’ në tokën amerikane.

Në kërkim të biletës gjysmëfinale tani kanë mbetur tenistë si Siner, Medvedev, Zverev etj teksa formula e përcaktuar ka prodhuar këta duele:

Siner- Medvedev, Draper- De Minaur nga njëra anë dhe Fritz-Zverev e Dimitrov- Tiafoe në kahun tjetër./Sportiim.al/

?>